Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

11-shja e Kosovës, para duelit me Bjellorusinë/ Foto: FFK

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs


29 June, 2023 @11:52

Reprezentacioni i Kosovës në futboll ka shënuar rënie në renditjen mujore të FIFAs, që e boton faqja zyrtare e shtëpisë botërore të futbollit. Në listën e fundit të botuar më 6 prill 2023, pas ndeshjeve të kombëtareve në mars, FIFA ka botuar sot listën e re pas dueleve të zhvilluara në muajin qershor në kuadër të kualifikimeve të ndryshme të kontinenteve si dhe finaleve të Ligës së Kombeve.

Kështu, kombëtarja kosovare pas barazimit me Rumaninë dhe humbjes nga Bjellorusia ka rënë nga pozita 107 e renditjes mujore të FIFAs në pozitën e 108. Në pozitën 107 tash ka dalë kombëtarja e Madagaskarit.◼️

Kosova @ FIFA Ranking - JUNE 2023


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian