Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

Foto: moroccoworldnews.com

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!


4 July, 2023 @9:27

Largimi i vonshëm i Alain Giressit nga detyra e selektorit të Kosovës i kushtoi Dardanëve me eliminim të gjasave, të mëdha për të siguruar EUROn e parë në histori, herët.

Federata tash është në kërkim të selektorit të ri, që do të tentojë të këndellë futbollistët për ndonjë befasi të mundshme në ndeshjet e shtatorit e tutje për EURO 2024.

Ditë më parë në disa media qarkulloi emri i sulmuesit ukrainas, legjendës së Milan, Andriy Shevchenko. Ndërsa këto ditë të konfirmuar nga redaktori i Sportske të Bosnje e Hercegovinës, Sinan Sinanovic, është selektori boshnjak me shumë përvojë veçanërisht në kombëtare, që po kërkohet nga Kosova.

Derisa Sportske bisedoi me Sinanovicin për mundësinë e ardhjes së Halilhodzicit te kombëtarja boshnjake, vetë Sinanovic ka bërë të ditur se po e kërkon Kosova, por e ardhmja e tij varet tash më shumë nga dëshira e familjes.

“Vaha ka pasur disa plane tjera. Ka oferta mjaft. E di që po e kërkon Kosova, por ka pasur edhe oferta prej klubeve tjera. Për te aktualisht me rëndësi është familja. Së pari ai duhet të flas me të afërmit e tij,” ka shkruar ndër të tjera Sportske në artikullin e botuar dje.

Halilhodžić përndryshe është aktualisht 70-vjeçar, ndërsa në tetor mbush të 71-tat. Ai ka karrierë të pasur të trajnerit, ndërsa së fundi ka dërguar Marokun në Botërorin e Katarit, ku këta të fundit arritën sukses historik me selektorin tjetër Walid Regragui, pasi që Federata kishte larguar nga detyra boshnjakun, për shkak të mosftesës për Hakim Ziyechun.

Halilhodžić ka drejtuar Lille, Rennes, Paris St Germian, Trabzonsporin, Al-Ittihad, Bregun e Fildishtë, Dinamo Zagrebin, Algjerinë, Trabzonsporin edhe për një periudhë, Japoninë (2015-2018), Nantes (2018/19) dhe Marokun prej 2019 deri në kualifikimin e tyrë për Botëror.◼️

Vaha


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian