KONFIRMOHET
Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi
10 July, 2023 @12:06
SC Gjilani përmes një komunikate të lëshuar sot, ka bërë të ditur se ka huazuar dyshen e Kukësit Angelo Tafas dhe Atdhe Rashiti. Dyshja ka ardhur si huazim nga Kukësi, ndërsa ekipi ka shprehur falenderimin ekipit nga Superiorja për bashkëpunim.
Gjithashtu, Gjilani ka bërë të ditur se nesër do të udhëtojë për në Luksemburg për ndeshjen që skuadra e kuqe nga Anamorava do ta luajë në kuadër të Ligës së Konferencës ndaj Progres.
Njoftimi i plotë i SC Gjilanit:
“Sport Club Gjilani konfirmon ardhjet e përkohshme të futbollistëve Angjelo Tafas dhe Atdhe Rashiti nga radhët e Kukësit. Klubet kanë gjetur akordin për këtë marrëveshje dhe me këtë rast shprehim falenderimet më të sinqerta për bashkëpunimin e ofruar nga FK Kukësi.
Gjithashtu, konfirmojmë edhe arritjen e marrëveshjes me FC Ballkani për futbollistin Enea Koliçi, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese në garat evropiane.
Të gjithë futbollistët e tjerë vazhdojnë të mbetur në lidhje kontraktuale me klubin dhe janë të regjistruar për ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës.
Klubi njofton se ekspedita kuq & bardh do të udhëtojë më datën 11 Korrik drejt Luksemburgut, me ç‘rast do t’i zhvillojë dy seanca stërvitore para ndeshjes të datës 13 Korrik ndaj ekipit vendas Progres Niederkorn.
Për detajet e ndeshjes kthyese do ju njoftojmë me kohë.”◼️