SUHAREKË
Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn
22 July, 2023 @16:21
Futbollisti i deritashëm i Lirisë që paralajmëroi se do të shkojë te Malisheva, me të cilët u nda ende pa luajtur lojë, Liridon Fetahaj - është zyrtarizuar te ekipi i Suharekës.
Fetahaj ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me ekipin e Suharekës, ndërsa klubi e ka quajtur atë top-transfer të merkatos verore. Pos Lirisë, Fetahaj në karrierën e tij ka luajtur edhe për Ballkanin e Prishtinën.
Majtaku 31-vjeç, që në shtator mbush të 32-tat, luan në krah të djathtë të sulmit dhe dallohet me depërtimet e tija si dhe goditjet nga largësia. ◼️