Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

Prins Tjiueza, Liria/ TOPSPORTI/ Liridon Shala

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë


22 July, 2023 @19:15

Katër ka arritur numri i futbollistëve afrikanë te Liria, ndërsa sot ekipi bëri të ditur se pas vazhdimit të marrëveshjeve me Prins Tjiuezën dhe Petrus Megamenenon, në ekip janë shtuar edhe Siyabonga Dube dhe John Junior Petrus. Ky i fundit është lojtar standard i kombëtares së Namibisë, që luan në sulm.

Dube vjen nga Afrika e Jugut, është 27-vjeç dhe luan në krah të mbrojtjes.

Siyabonga Dube

Ndërsa Petrus Junior John është 23-vjeç dhe luan në pozitën e qendërsulmuesit. Ai së fundi ka qenë pjesë e ekipit Blue Waters.

John Petrus

Liria i ka dëshiruar sukses atyre në fanellën bardhezi dhe në qytet, ndërsa pret shumë nga katërshja në fjalë, dy prej të cilëve tashmë të dëshmuar si lojtar standard të ekipit. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga