Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI KUALIFIKOHET!

Në debutim me kualifikim tutje, Dukagjini fiton

Në debutim me kualifikim tutje, Dukagjini fiton


20 July, 2023 @20:33

Dukagjini ka arritur që të fitojë edhe ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës dhe kështu pa telashe ka kaluar në raundin e dytë të garës.

Pas fitores 2-1 të shënuar në Prishtinë, sonte ekipi nga Klina në mysafirllëkun e parë evropian të tyre, kanë fituar 2-3 ndaj Europës së Gjibraltarit për të shkuar tutje në garë.

Ekipi i Armend Dallkut ka luajtur lojën e vet, ndërsa golat kanë rrjedhë në ndeshje për tu vulosur gjithçka tre minuta para fundit të kohës së rregullt, për përfundimtaren Europa 2-3 Dukagjini [Quintana 38pen., Vera 87 - Iljasa Zulfiu 23pen., 79, Arbër Shala 79].

Deri në fund të ndeshjes, katër lojtarë përfunduan jashtë, me kartona të kuq. Së pari ka qenë një incident që nisi grindjen mes futbollistëve, ku Bujar Shabani dhe Jesus Pozo u skuqën (29’), ndërsa kah fundi, Manu Heredia dhe Cirpi u ndëshkuan me të kuqe dhe kështu përfundoi dueli.

Fitorja bën që ekipi i Armend Dallkut të shkojë në raundin e dytë të garës, ndërsa kundërshtari i radhës për ekipin nga Klina, që po debuton në gara evropiane këtë stinor është Rijeka e Kroacisë, ku ndeshja e parë pritet të luhet më 27 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 3 gusht.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Conference League