Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI ELIMINOHET!

Progres Niederkorn eliminon Gjilanin nga garat evropiane

Progres Niederkorn eliminon Gjilanin nga garat evropiane


20 July, 2023 @21:54

Gjilani i Klodian Duros, nuk ka arritur të kalojë as raundin e parë kualifikues për Ligë të Konferencës, ndërsa sonte u mposht në Prishtinë nga ekipi prej Luksemburgu, Progres Niederkorn.

Ekipi mysafir ka shfrytëzuar dy kundërsulme për të shënuar dy herë në portën e gjilanasve dhe për të fituar ndeshjen 0-2 [Hanus 65;, Jarmouni 90+1].

Prej minutës së 14 të ndeshjes Gjilani luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Egzon Sinani mori karton të kuq direkt. Ky fakt, vështirësoi punët për të kuqtë, ndërsa golat dhe rastet nuk erdhën si duhet, pos një shtylle gjatë rezultatit 0-0.

Zëvendësimet nuk funksionuan, e mysafirët në fund festuan arritjen e madhe - kualifikimin në raundin e radhës të Ligës së Konferencës. Gjilani, me kaq përfundon aventurën evropiane për verën e vitit 2023.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Conference League