Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DY EKSPEDITA ARBITRASH NGA KOSOVA

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës

Gjyqtarët nga Kosova, në dy ndeshje të Ligës së Konferencës


Teksti: FFK

18 July, 2023 @11:23

Gjyqtarët kosovarë do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë.

Në ndeshjen midis Balzanit të Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte në orën 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati. Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndërkaq, ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut të Moldavisë dhe La Floritës të San Marinos, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu. Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.

Do theksuar se gjyqtarët kosovarë në periudhën e fundit kanë fituar vlerësim të lartë nga UEFA për performancën e tyre. Përfshirja e tyre e vazhdueshme në ndeshjet e garave evropiane është tregues i vlerësimit dhe besimit që po u jepet atyre nga ana e delegatëve të UEFA-s.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Conference League