Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI NJOFTON: BILETAT FILLOJNË TË SHITEN NË QYTET

Gjilani - Progres Niederkorn, nis shitja e biletave

Foto: SC Gjilani/ fb

Gjilani - Progres Niederkorn, nis shitja e biletave


18 July, 2023 @11:04

Skuadra e Gjilanit ka bërë të ditur se prej sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues për Ligë të Konferencës ndërmjet tyre dhe Progres Niederkorn nga Luksemburgu.

Dueli i parë i luajtur javën e kaluar në Luksemburg përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, ku Gjilani dy herë barazoi rezultatin përmes penalltive të shënuara nga Arbnor Ramadani.

Progres vs. Gjilani

Biletat kanë filluar të shiten te Teatri i Qytetit në Gjilan, ndërsa çmimi i tyre nis prej 2 e deri në 10 euro më e shtrenjta.

“Fillon shitja e biletave nga ora 10.00. Te Teatri i Qytetit në Gjilan:
Lindje 2 Euro, Perendim 5 Euro, VIP 10 Euro. SHËNIM! Biletat janë të barkoduara dhe autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme. SC Gjilani nuk do të mbajë përgjegjësi për parregullsi në biletat të cilat nuk janë të shitura nga pikat e autorizuara nga klubi.”
— ka bërë të ditur SC Gjilani në njoftimin e lëshuar sot në mëngjes.

Gjilani

Gjilani këtë verë po drejtohet nga trajneri tiranas Klodian Duro, që zëvendësoi në bankë shkupjanin Zekirija Ramadani, që shkoi drejt futbollit arab. Të kuqtë e Anamoravës shpresojnë të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të garës, ndërsa nëse e arrijnë këtë atëherë një ditë pas ndeshjes do të hidhet shorti për të kuptuar kundërshtarin e raundit të dytë.

Përballja e kthimit të raundit të parë kualifikues Gjilani-Progres luhet të enjten më 20 korrik, në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Conference League