Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Mësohet paga e Eros Grezdës te Partizani

Mësohet paga e Eros Grezdës te Partizani


25 June, 2023 @11:02

Futbollisti që dikur veshte fanellën e kombëtares shqiptare, ndërsa luajti në disa liga të ndryshme të rajonit dhe së fundi në Zalaegerszeg, kurse me më së shumti famë në Glasgow RangersEros Grezda, është bërë lojtar i ri i kampionit të Shqipërisë, Partizani.

Sulmuesi i krahut 28-vjeç, që ka 13 paraqitje për kombëtaren shqiptare është bërë anëtar i ri i Partizanit të Tiranës këtë verë, ndërsa futbollisti ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me ekipin që këtë stinor do të drejtohet nga kroati Zoran Zekic.

Panorama Sport në anën tjetër, në një artikull të botuar sot, bazuar në burimet e saj ka bërë të ditur se paga e Eros Grezdës te ekipi i “demave të kuq” është rreth 6 mijë euro në muaj, që do të mund rritet në bazë të performancës. Gjithashtu, trajneri Zekic besohet të ketë qenë njëri ndër personat që e ka “vulosur” fatin e Grezdës te Partizani, pasi që dyshja kanë punuar gjatë periudhës kur gjakovari luante në Osijek.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore