Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

Ylber Ramadani drejt Serie A-së


3 July, 2023 @8:45

Mesfushori qendror i Shqipërisë, Ylber Ramadani, pritet të bëj hap të madh në karrierën e tij. Sipas njoftimit të botuar sot në të përditshmen tiranase Panorama Sport, ai është bërë shënjestër e ekipit të njohur italian, Lecce.

Gazeta ka bërë të ditur se Ramadani është në bisedime të avancuara me giallorossët, ndërsa edhe ekipi italian duket të jetë “i nxehtë” për të siguruar shërbimet e lojtarit aktual të Aberdeenit skocez.

I lindur në Starnberg të Gjermanisë, mesfushori defanziv 27-vjeç aktualisht në Transfermarkt vlerësohet deri në 800 mijë euro. Ramadani karrierën e kishte nisur te Ferizaji, pas së cilës kaloi te Prishtina, Drita e më pas Partizani i Tiranës. Prej aty bëri një hap te Vejle e Danimarkës, pastaj MTK hungareze për tu bërë pjesë e ekipit skocez qsë prej fillimit të stinorit 2022/23.

Ai luajti 37 ndeshje me Aberdeenin në stinorin që e lamë pas, ndërsa dha një gol e regjistroi tre asistime në proces.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga