GODET KAMPIONI

Enea Koliçi kalon te kampioni!
5 July, 2023 @20:28
Njëri ndër portierët më të mirë që kanë lënë gjurmë në Superligë, Enea Koliçi, është bërë anëtar i ri i Ballkanit.
Kampioni aktual i Kosovës, përmes një videoje të botuar pak më parë, ka zyrtarizuar ardhjen e re në klub, ndërsa gardiani nga Shqipëria është klas i lartë i portierëve me ç‘gjë mund të thuhet se suharekasit tashmë blindojnë me të vërtetë portën.
Detaje tjera nuk janë dhënë ende, ndërsa pogradecari 37-vjeç me cilësitë e treguara te SC Gjilani deri tash - veçse mund t’i ndihmojë edhe më Ballkanit në rrugëtimin e tyre evropian gjatë verës dhe për më tepër edhe në Superligë.◼️