Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës


24 July, 2023 @14:48

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka mësuar sot pas shortit në zyret e UEFA-së edhe rivalin e tretë evropian për këtë stinor, me të cilin do të ndeshet nëse e kalon kundërshtarin e tashëm, FC Larne nga Irlanda Veriore.

Ballkani pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në raund të parë kualifikues me rezultat të përgjithshëm 4-2 prej Ludogoretsit, garat evropiane i vazhdon nga raundi i dytë kualifikes për Ligë të Konferencës.

E aty, do të ndeshet me Larnen veriirlandeze. Nëse ekipi i drejtuar nga Ilir Daja arrin të kalojë këtë pengesë, atëherë e pret kampioni i Gjibraltarit në raundin e tretë kualifikues, Lincoln Red Imps. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Conference League