Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë


24 July, 2023 @15:09

Skuadra e Dukagjinit e drejtuar nga Armend Dallku, po debuton në gara evropiane këtë stinor. Ekipi klinas ka arritur të kalojë raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, FC Europa nga Gjibraltari dhe tash do të ndeshet me ekipin e njohur kroat, NK Rijeka.

Sot, në shortin e hedhur në zyre të UEFA-së, Dukagjini ka mësuar edhe rivalin e radhës, në rast se do të kalojnë Rijekën. E ai, së paku në letër duket të jetë më i favorshëm sesa Rijeka.

Klinasit do të ndeshen me fituesin e duelit B36 Torshavn - Haverfordwest. Torshavn është nga Ishujt Faroe, ndërsa Haverfordwest prej Uellsi. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Conference League