Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë


24 July, 2023 @14:59

Skuadra e Dritës, që do të nis garat evropiane këtë mesjavë në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligë të Konferencës, ka mësuar rivalin e radhës të saj.

Gjilanasit e drejtuar nga Akis Vavalis së pari do të duhet të kalojnë rivalin e vështirë, Viktoria Plzen. E nëse do të kualifikohen tutje, atëherë ata në raundin e tretë kualifikues i pret fituesi i duelit Gzira United - F91 Diddeleng. Të parët janë nga Malta, të dytit nga Luksemburgu, që parashihet të jenë rivalë më të lehtë sesa ekipi çek që i doli fillimisht atyre. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Conference League