Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi


24 July, 2023 @14:32

Qendërmbrojtësi me përvojë në futbollin kosovar, Leotrim Bekteshi, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i Llapit. Ai ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me ekipin nga Podujeva, ndërsa klubi e ka cilësuar si ndihmë e madhe për ekipin, duke pasur parasysh përvojën dhe stabilitetin e tij në mbrojtje.

“Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.
“Leo” është futbollist që trofetë janë aty ku është ai.

Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.
Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t’i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri.

“Leo” do bashkohet menjëherë me ekipin në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht.” — ka shkruar njoftimi i KF Llapi sot.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga