GREZDA NËNSHKRUAN ME PARTIZANIN
Eros Grezda përfundon në Superiore, zyrtarisht te kampioni
23 June, 2023 @17:28
Futbollisti që dikur veshte fanellën e kombëtares shqiptare, ndërsa luajti në disa liga të ndryshme të rajonit dhe së fundi në Zalaegerszeg, ndërsa me më së shumti famë në Glasgow Rangers — Eros Grezda, është bërë lojtar i ri i kampionit të Shqipërisë, Partizani.
Partizani ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me krahun sulmues të kombëtares, ndërsa me Shqipërinë ai ka 13 paraqitje dhe një gol të shënuar.
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon. Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol.” — ka shkruar njoftimi i Partizanit të Tiranës.