Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT GJILANIT

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

Klodian Duro, derisa drejtonte Feronikelin/ Foto: FCFeronikeli (arkiv)

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar


26 June, 2023 @14:21

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, tash trajneri Klodian Duro thuhet të jetë kthyer përsëri në futbollin e Kosovës, pasi që sipas informatave të botuara në tiranasen Panorama Sport, ai ka marrë drejtimin e SC Gjilanit.

Gjilani në stinorin e kaluar ishte drejtuar nga shkupjani Zekirija Ramadani, që u nda me skuadrën për të kaluar në kampionatin elit arab.

Klodian Duro @ SC Gjilani

Duro 45-vjeç kështu, pritet t’i rikthehet futbollit kosovar, pasi që për një kohë kishte drejtuar Feronikelin (tashmë të shuar) ku kishte punuar në stinorin 2020/21. Pos “industrialistëve” ai ka kryer punën e trajnerit më parë edhe te Kukësi, Kamza, Luftëtari e Lushnja.

Duro me Gjilanin pritet të debutojë në gara evropiane, ku të kuqtë e qytetit të Anamoravës do të ndeshen me ekipin nga Luksemburgu FC Progres Niederkorn. Deri në momentin e publikimit të këtij pohimi të gazetës tiranase, nga SC Gjilani nuk ka asgjë zyrtare ende.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga