TRAJNERI SHKUPJAN NË ARABI SAUDITE
Ekipi arab Ohod, zyrtarizon Zekirija Ramadanin trajner
21 June, 2023 @16:03
Tri herë kampioni i Kosovës me tri skuadra të ndryshme, trajneri Zekirija Ramadani, me sot është trajner i ri i ekipit Ohod nga Arabia Suadite.
Ramadani, që në stinorin e fundit në Superligë të Kosovës drejtoi Gjilanin me të cilët përkundër krizës financiare arriti të sigurojë garat evropiane dhe luajti finalen e Kupës së Kosovës ku u mposht nga Prishtina, tashmë ka kaluar në ekipin arab, të cilët e prezantuan sot.
Në anën tjetër, vetë shkupjani Ramadani ka vërtetuar njoftimin ndërsa ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij përgjatë stinorit të fundit.
“Pasi qe tani gjithcka eshte bere zyrtare e para dua qe te falemnderoj @scgjilani per nji vit te kaluar me shume batica dhe zbatica por ne fund ia dolem me plasman ne vendin e 3 e falemnderoj presidentin Zuka qe nga Janari na ka mbeshtet fuqishem gjithashtu falemnderoj edhe @skifterat1999 per mbeshtetjen qe na e dhan ne cdo ndeshje. Falemnderoj bashkpuntoret e mi dhe gjithe stafin e klubit por nje falemnderim i madh per aktoret kryesore te ekipit e ato jan futbollistat sakrifica e tyre mundi djersa e derrdhur ne fund u shperblye me Europe..
Sa i perket transferimit tim ne ekipin OHOD dua qe perzemersisht ti falemnderoj dy Agjentet e njohur qe i kam si vellezer @ilir.halili dhe @indricaca Zoti ju Bekofte.” — ka shkruar Ramadani në njoftimin e tij.◼️