Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

Foto: FFK

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë


25 July, 2023 @11:46

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot se shorti për edicionin e ri të Superligës dhe Ligës së Parë do të bëhet këtë të premte, më 25 korrik.

Më parë, Komiteti Ekzekutiv (KE) kishte caktuar datën e 31 korrikut për short. Këtë njoftim FFK e kishte publikuar më 4 korrik. Por sot, FFK ka dalë me njoftim tjetër për ekipet që marrin pjesë në këto liga.

“Komisioni i Garave njofton klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se në bazë të Rregullores së Garave tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave do të bëhet të premten (më 28 korrik). Tërheqja e shortit do të bëhet sipas këtij orari:
Superliga në orën 12:00
Liga e Parë – Grupi A në orën 13:00
Liga e Parë – Grupi B në orën 13:30.”
— ka shkruar FFK.

Në njoftimin e 4 korrikut FFK kishte shkruar:

“KE caktoi datën 31 korrik kur do të hedhet shorti i garave për edicionin 2023/2024, ndërsa edicioni i ri 2023/2024 fillon me garat e Superligës më 12 gusht, ndërkaq ato të Ligës së Parë më 19 gusht. Njëkohësisht garat e Ligës U21 nisin njëjtë me garat e Superligës më 12 gusht.”

Në Superligë në edicionin 2023/24 do të garojnë: Ballkani, Drita, Dukagjini, Feronikeli’74, Fushë Kosova, Gjilani, Liria, Llapi, Malisheva dhe Prishtina.

Në Ligën e Parë — Grupi A garojnë: Dinamo, Drenica, Istogu, Phoenix, Rahoveci, Rilindja 1974, Suhareka, Trepça, Trepça’89 dhe Vëllaznimi.

Në Ligën e Parë — Grupi B garojnë: 2 Korriku, Ferizaji, Flamurtari, Kika, Ramiz Sadiku, Shkëndija, Ulpiana, Vllaznia, Vjosa, Vushtrria. ◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga