Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E LEHTË PËR BALLKANIN

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

Fotot: FCBallkani/ fb

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë


25 July, 2023 @23:30

Me rezultat dhe me lojë bindëse, Ballkani ka treguar se është dukshëm më i fuqishëm sesa kampioni i Irlandës Veriore, Larne. Gjithsesi, ekipi duhet të pres edhe ndeshjen e kthimit, për të mos bërë “hop” pa kapërcyer gardhin, derisa suharekasit falë lojës së shkëlqyer të 10-shes së tyre Nazmi Gripshi, fituan 3-0 në fund.

Ballkani

Ballkani 3-0 Larne [Albion Rrahmani 26pen., Almir Kryeziu 32’, Nazmi Gripshi 67]. Te të trija këto gola, ka qenë protagonist mesfushori Gripshi. Në të parën nxorri penalltinë që e konkretizoi bukur Rrahmani. Më pas, topin e gjatë të Meriton Korenicës e uli dhe rrjedhshëm ia vendosi topin në vrapim Almir Kryeziut, ndërsa krejt në fund, Rrahmani pasi që kaloi mbrojtësin nuk shutoi, duke pasuar te Gripshi për t’ia vëretetuar gjithë ato që i bëri në ndeshje.

Albion Rrahmani

Larne e Tiernan Lynchit, nuk besohet se do të ketë fuqi për të bërë më shumë në ndeshjen e kthimit, sidoqoftë, tashmë Ballkani duhet ta dijë se angazhimi gjithsesi duhet të jetë aty për të kaluar këtë raund. Kujtojmë, Ballkani luajti në raundin e parë kualifikues për Ligë të Kampionëve, mirëpo aty u eliminua nga Ludogorets, e tash garat evropiane po i vazhdon nga raundi i dytë kualifikues për Ligë të Konferencës.

Dueli i kthimit, më 3 gusht me fillim prej orës 20:30 në Solitude të Belfastit.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League