Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA DUELIT VENDIMTAR

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën

Fotot: FCBallkani/ fb

Ballkani kryen stërvitjet e fundit, i gatshëm për më të mirën


18 July, 2023 @22:36

Kampioni i Kosovës, Ballkani, pas arritjes në Bullgari sot ka kryer edhe stërvitjen e fundit në stadiumin e Ludogoretsit para ndeshjes që luhet nesër.

Ballkani fitoi 2-0 ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues ndaj Ludogoretsit favorit në Prishtinë. Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën mbrëma në Huvepharma Arena të Razgradit me fillim prej orës 20:00 me kohën tonë lokale.

Bajram Jashanica

Përmes një njoftimi, klubi ka bërë të ditur se futbollistët janë në gjendje të mirë dhe presin që të japin më të mirën e tyre për të arritur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

“Skuadra e ka përfunduar stërvitjen në stadiumin Huvepharma Arena në Razgrad, aty ku nesër e luajmë aktin e dytë ndaj kampionëve bullgar, Ludogorets.
Futbollistët janë në gjendjen e tyre optimale, për të zbritur nesër mbrëma në këtë fushë dhe për ta dhënë më të mirën e mundshme nga vetja, në kërkim të kalimit në rrethin e dytë kualifikues në UEFA Champions League.”
— ka shkruar njoftimi i KF Ballkanit.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga