Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit

Fotot: fcbayern.com

Kim Min-jae stabilizator i mbrojtjes së Bayernit


18 July, 2023 @20:00

Bayern Munchen ka zyrtarizuar ardhjen e mbrojtësi jugkorean në ekip, Kim Min-jae. Qendërmbrojtësi 190-centimetra i gjatë ka nënshkruar kontratën me ekipin bavarez sot edhe zyrtarisht, para se të bëj fotografitë e para me fanellën e klubit të tij të ri.

Kim Min jae

Jugkoreani ka luajtur për Napolin në stinorin e fundit, ndërsa Bayern ka paguar rreth 50-milionë euro për t’ia marrë kartonin nga kampioni aktual i Italisë. Rekord-kampioni gjerman llogarit në stabilizim të vijës së fundit me Min-jaen në krye të mbrojtjes, ndërsa ekipi i ka besuar kontratë 5-vjeçare futbollistit 26-vjeçar.

Atij i është dhënë fanella me numrin 3 te Bayerni.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Champions League