VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË
Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028
18 July, 2023 @22:29
Ylli lokal i skuadrës, Marcus Rashford, ka vazhduar kontratën e tij me Manchester Unitedin deri në verë të vitit 2028. Djajt e kuq kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen me sulmuesin 25-vjeç të ekipit, pasi që kontrata e tij e deritashme përfundonte në vitin 2024.
Sipas BBC Sport, Rashford që ka shënuar 30 gola në 56 ndeshje me Manchester Unitedin nën drejtimin e holandezit Erik ten Hag, do të pagohet 325-mijë funta në javë (377-mijë euro).
Rashford ka debutuar për Unitedin në vitin 2016, ndërsa ka shënuar 123 gola në 359 ndeshje për ekipin e tij të fëmijërisë.◼️