Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME PËRMBYSJE MBYLLET AVENTURA DEBUTUESE

Struga eliminohet në fund!

Foto: FCStruga/ fb

Struga eliminohet në fund!


Teksti: FCStruga

18 July, 2023 @19:32

Struga në një ndeshje mjaft të luftuar dhe me shumë raste shënimi u mund nga Zhalgirisi me rezultatin 1:2, rezultat ky njëherit i përgjithshëm i këtij dyluftimi, pas atij barazimi pa gola në ndeshjen e parë në Vilnius.

Skuadra strugane u tregua më e mirë në disa aspekte në këtë takim, në të cilin nuk arritën të ruajnë avantazhin pas golit të shënuar në minutën e 76-të përmes Besart Ibraimit.

Goleadori pasi përfitoi i vetëm penaltinë, të njëjtën edhe e ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke shënuar për 1:0. Megjithatë si duket festa prishi ekuilibrat, pasi vetëm dy minuta më pas mysafirët ndëshkuan me anë të Kendysh.

Besart Ibraimi u tregua i rrezikshëm sërish, këtë herë pas pasimit të dyfishtë me Radeskin, mirëpo goditja e qendërsulmuesit përfundoi vetëm skaj shtyllës pingule. Dhe kur nuk shënon, vjen ndëshkimi, që arriti në minutën e 84-të.

Një renditje jo e mirë në mbrojtje i ndëshkoi me Radiç, i cili në tentativë për të pastruar rrezikun shënoi në rrjetë për rezultat 1:2.

Ky rezultat në fund doli të jetë edhe përfundimtar, me Strugën që vazhdon tashmë garat në Ligën e Konferencës. Ndeshja ka qenë e fazës së parë kualifikuese për Ligë të Kampionëve, ku fituesi siguronte fazën e dytë kualifikuese. Struga ka debutuar në këtë garë këtë stinor. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Champions League