Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I LUDOGORETSIT

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar

Ivaylo Petev: Ndihem i turpëruar


12 July, 2023 @11:58

Trajneri i Ludogoretsit, Ivaylo Petev, u ka thënë mediave bullgare se ndihet i turpëruar me paraqitjen e lojtarëve të tij në përballje ndaj Ballkanit mbrëmë.

Në një deklaratë dhënë Sportalit bullgar, Petev ka thëën se nuk i ka kuptuar arsyet e humbjes, por ajo që  e bën të ndihet keq është performanca e lojtarëve në fushë.

“A e kuptuam arsyen e humbjes? Jo, ende nuk e kam kuptuar, është një pikëpyejte e madhe, por ndeshja tashmë ka përfunduar. Fatkeqësisht luajtëm ndeshje të keqe, ndërsa personalisht ndihem i turpëruar nga kjo performancë. Gjithsesi, humbja është pjesë e futbollit. Duhet të shikojmë përpara,” ka thënë Petev.

Ludogorets ishte favorit i madh për përballjen e parë kualifikuese të raundit të parë të Ligës së Kampionëve ndaj Ballkanit. Mirëpo, kampioni i Kosovës ka treguar performancë mbresëlënëse në fushë mbrëmë, derisa fitoi ndeshjen 2-0.

Dueli i kthimit luhet në Razgrad të Bullgarisë më 19 korrik.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Champions League