FITORE E MADHE E BALLKANIT
Si kampion, Ballkani shtang Ludogoretsin
11 July, 2023 @23:00
Një paraqitje e madhe për pjesën më të madhe të ndeshjes nga kampioni i Kosovës në ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve, derisa minutat e dominimit u kurorëzuan me gola, për fitore.
Ballkani ka mposhtur favoritin Ludogorets në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë sonte, ndërsa ekipi i drejtuar nga Ilir Daja e fitoi duelin taktik siç e quajti tekniku tiranas ndeshjen.
Raste po, derisa pasimet e mirë menduara dhe dukshëm të përgatitura të ekipit suherakas në fund të pjesës së parë u kurorëzuan edhe me gol, kur Meriton Korenica brenda zonës qëlloi për epërsi.
Në pjesë të dytë, edhe një skemë e përgatitur mençur. Lorenc Trashi ekzekuton gjuajtjen e lirë aty ku i harruari nga mbrojtja e ekipit bullgar Qëndrim Zyba, pa problem me kokë shënon për të çuar në festë gjithë Fadil Vokrrin, për përfundimtaren Ballkani 2-0 Ludogorets [Meriton Korenica 45+1, Qëndrim Zyba 55].
Minutat e fundit Ballkani duroi presionin e Ludogorets, ndërsa në disa raste mbrojti Enea Koliçi, e në njërin ata i shpëtoi edhe shtylla, për të festuar sonte e për të shpresuar edhe më shumë për përballjen e kthimit në Razgrad, ku më 19 korrik në orën 20:00 nis skena e fundit e duelit.◼️