Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - BRIGHTON

Brighton fiton në “Emirates”, City një fitore larg titullit

Foto: BHA Twitter

Brighton fiton në “Emirates”, City një fitore larg titullit


14 May, 2023 @19:39

Duket se ka përfunduar çështja e kampionit të Anglisë për këtë edicion.

Pas fitores së Cityt ndaj Evertonit 0-3 (Gundogan 37’ 51’, Haaland 39’) sot dhe humbjes së Arsenalit nga Brightoni, skuadra e Manchester Cityt është shumë pranë titullit kampion.

Në tri ndeshjet që i kanë mbetur, Cityt i mjafton vetëm një fitore për ta fituar titullin e Premier Ligës këtë sezon, mundësi që City vështirë se do ta lëshojë. Në fakt, duke parë dallimin në golaverazh mes skuadrave, City mund të shpallet kampion edhe me 2 barazime në 3 ndeshjet e fundit.

TABELA AKTUALE

Ndeshjen e sotme ndaj Brightonit Arsenali e humbi 0-3 (Enciso 51’, Undav 86’, Estupinan 90+6’), takim në të cilin mysafirët zhvilluan paraqitje fantastike, duke treguar edhe një herë se janë prej skuadrave me futbollin më të mirë në ligë.

Me Arsenalin që sipas të gjitha gjasave do të detyrohet të kënaqet me vendin e dytë këtë sezon, Brightoni ende ka shpresë për një vend që dërgon në gara evropiane sezonin tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League