Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!


15 May, 2023 @23:00

Super forma e Liverpoolit nuk ka të ndalur dhe këtë sot e dëshmuan edhe ndaj Leicester Cityt në King Power, duke shënuar fitore rutinore, me Mohamed Salahun në formë të jashtëzakonshme, që bëri tri asistime në tri golat e shënuara të bashkëlojtarëve të tij, për fitoren: Leicester 0-3 Liverpool [Jones 33, 36, Arnold 71].

Fitorja, bën që Liverpool me një ndeshje më shumë të zhvilluar t’i afrohet në një pikë Manchester Unitedit në pozitë të katërt - për zonën e Ligës së Kampionëve, ndërsa ekipi i Jurgen Kloppit nuk ka pasur asnjëherë dilema gjatë 90 minutave të sontme për lojën që duhet bërë për të arritur te fitorja.

E këtë, futbollistët duke kryer detyrat e realizuan shpejt, ndërsa mjeshtria e Salahut, lehtësoi punën për të tjerët, derisa në golin e fundit mbrojtësi i krahut Arnold, realizoi bukur për të vulosur gjithçka.

RENDITJA TABELARE:

3. Newcastle United 35-ndeshje, 66-pikë;
4. Manchester United 35-ndeshje, 66-pikë;
- - -
5. Liverpool, 36-ndeshje, 65-pikë.

Sa i përket Leicester Cityt, (i parafundit në renditje, me 30 pikë, 3 pikë larg zonës së shpëtimit) dy ndeshjet e mbetura duhet t’i fitojnë patjetër për të shpresuar në shpëtim stinori në Premier Ligë, përndryshe me shumë gjasa bien në Championship. Do t’i shkojnë Newcastle Unitedit dhe do të presin West Ham Unitedin në xhiron e fundit. Në shpresa që Everton, Leeds ose Nottingham Forest gabojnë.

Kliko X për të larguar reklamën dhe për të shikuar #highlights Leicester - Liverpool

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League