Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo


14 June, 2023 @8:56

Një pohim interesant ka ardhur sot nga The Timesi anglez, derisa është bërë e ditur se Arsenal është duke konsideruar lirimin nga ekipi të mesfushorit Thomas Partey, nëse do të mund të sigurojnë ardhjen e Moises Caicedos në ekip.

Sipas informatave të plasuara aty, Mikel Arteta është duke kërkuar përforcime të mëdha për mesfushë ndërsa pos Declan Rice që tashmë po dihet si interesim dhe po vazhdohet puna për t’ia siguruar nënshkrimin, mundësi është shfaqur edhe Caicedo i Brightonit, çmimi i të cilit mund të arrijë deri në 80-milionë euro.

Për të arritur te Caicedo Arteta duhet të shesë lojtarë, ndërsa pos Granit Xhakës që do të shkojë drejt Bundesligës për afro 20-milionë euro, Arsenal është duke shqyrtuar edhe dy kërkesa nga ekipet e Serie A-së për futbollistin në fjalë, bën të ditur The Times. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga Champions League