BALLON D'OR

Barça udhëheq bindshëm
8 January, 2013 @13:48
Barcelona tashmë dy vjet mban primatin e ekipit, lojtarët e të cilëve kanë fituar më së shumti çmimin prestigjioz të futbollistit më të mirë, Ballon d’Or (Topi i artë).
E këtij suksesi të katalonasve padyshim se në katër vitet e fundit i ka ndihmuar tashmë legjenda e gjallë e futbollit botëror, Lionel Messi.
Luis Suarez ka qenë fitues i parë për ekipin e Barcelonës, ndërsa pas tij dy herë këtë çmim e ka marrë holandezi Johan Cruyff, derisa dy dekada më vonë e merr bullgari Hristo Stoickov për tu pasuar nga brazilianët Rivaldo e Ronaldinho.
E prej vitit 2009 i madhi Messi nuk e lëshon nga dora këtë çmim.
TOP 5 EKIPET:
1. Barcelona, 10 herë;
2. Milan, 8 herë;
3. Juventus, 8 herë;
4. Real Madrid, 6 herë;
5. Bayern, 5 herë.