Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GALATASARAY ZYRTARIZON BLERJEN E ICARDIT

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin

Galata arrin marrëveshje me PSG, zyrtarizon Icardin


30 July, 2023 @14:01

Sulmuesi që në stinorin e kaluar u bë kampion me Galatasarayin në Turqi, Mauro Icardi, tashmë nuk do të jetë si huazim te ekipi turk, por lojtar i tyre.

Kjo, pasi që ekipi turk ka arritur marrrveshje me Paris St Germain për blerjen e kartonit të lojtarit dhe tashmë Icardi 30-vjeç nënshkroi me Galatasarayin.

Sipas mediave turke, Galatasaray do të paguajë 10-milionë euro në arkë të PSG-së, në katër këste për katër vitet e ardhshme, ndërsa rroga vjetore e argjentinasit është 6-milionë euro. Ndërsa kontrata e Icardit me Galatën është 3-vjeçare.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1