MUGNON NË CHAMPIONS
Ndaj Bayernit, pa Mbappen
2 February, 2023 @16:31
Paris Saint-Germain ka bërë të ditur se lëndimi i Kylian Mbappes mbrëmë do ta lë atë jashtë fushave për minimum tre javë. Me këtë, mund edhe të konfirmohet mungesa e tij në duelin e parë të së tetës së finales ndaj Bayernit, që do ta luajë ekipi i tij, PSG.
Mbappe u lëndua në përballje ndaj Montpellier-së mbrëmë, ndërsa sot klubi konfirmoi për sa kohë do të mungojë ai.
“Pas testeve të bëra, Kylian Mbappe, është vërtetuar se ai ka lëndim muskolor që pritet ta mbajë atë jashtë fushave për tre javë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i PSG-së.
Përballja e parë e së tetës së finales ndërmjet PSG dhe Bayernit luhet në Parc des Princes më 14 shkurt, ndërsa ajo e kthimit më 8 mars.