Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESIM I PLOTË TE SELEKTORI

Didier Deschamps vazhdon me Francën

Foto: FFF

Didier Deschamps vazhdon me Francën


7 January, 2023 @11:13

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka vazhduar kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Francës (FFF) edhe për tri vite tjera.

FFF ka bërë të ditur se ai do të jetë shef i ‘Gjelave’ deri më qershor të vitit 2026.

“FFF dhe Noël Le Graët, kryetar i saj, janë të kënaqur që mund të bëjnë të ditur për vazhdimin e marrëveshjes me Didier Deschampsin dhe përfaqësuesen francezer deri më qershor të vitit 2026,” - ka shkruar faqja zyrtare e FFF-së sot.

Didier Deschamps

I emëruar më 9 korrik të vitit 2012, Deschamps ka bilanc prej 89 fitoreve, 28 barazimeve dhe 22 humbjeve me Francën në 139 ndeshje zyrtare, ndërsa ka shënuar 279 gola karshi 119 të pranuarave.

Nën drejtimin e tij, Fraca ka fituar Kupën e Botës “Rusia 2018”, Ligën e Kombeve 2021, medaljen e argjendtë në EURO 2016 dhe të njëjtën në Botërorin “Katari 2022”.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian