Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDONI SHKËLQEN

Edon Zhegrova shkëlqen, sjell fitoren e Lille

Edon Zhegrova shkëlqen, sjell fitoren e Lille


2 April, 2023 @15:32

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkëlqyer sot në pak minuta, për të treguar cilësitë e tij dhe për t’ia sjellë fitoren e pastër skuadrës së tij, Lille.

Rezultati ishte 1-1, pasi që Lille kishte avansuar heret në ndeshje, ndërsa ishte befasuar me barazimin e vonshëm të Lorientit! Trajneri portugez i ekipit, Tiago Leal vendosi të largojë sulmuesin Tim Weah për ta futur Zhegrovën në minutën e 82 të ndeshjes.

E pas kësaj, futbollisti i Kosovës foli i vetëm - për të vendosur ndeshjen me dy gola në stilin e tij për triumfin përfundimtar dhe festën e madhe në Pierre-Mauroy, Lille 3-1 Lorient [Remy Cabella 13, Edon Zhegrova 89, 90+1 - Ibrahima Kone 77].

 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1