E FUNDIT
Luis Enrique te Paris St Germain
5 July, 2023 @17:07
Trajneri i njohur spanjoll, ish-lojtar i Real Madridit dhe Barcelonës, Luis Enrique është zyrtarisht trajner i ri i ekipit të kryeqytetit të Francës, Paris St Germain.
Enrique është prezantuar sot si trajner i ri i parisienëve, ndërsa në mëngjes skuadra ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me tanimë ish-trajnerin Christophe Galtier, edhe pse ky i fundit fitoi titullin kampion të Francës në stinorin që e lamë pas.
Përndryshe, shkurt Paris St Germain ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Enriquen 53-vjeç. Luis Enrique përndyrshe ishte trajner i Spanjës deri në dhjetor të vitit të kaluar, kur pas eliminimit në Botëror nga Maroku dha dorëheqje nga detyra. ◼️