Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THYEN REKORDIN E OLAYINKËS

Xhuliano Skuka - rekord transferi nga Superiorja

Xhuliano Skuka - rekord transferi nga Superiorja


24 January, 2023 @14:02

Shumë pak iu desh Xhuliano Skukës për të kaluar në arenën ndërkombëtare nga futbolli shqiptar. Që në sezonin e dytë me Partizanin e Tiranës dhe një paraqitjeje të mirë me Shqiëprinë nën drejtimin e Edoardo Rejës, sulmuesi dibran ka kaluar në Ligue 2 të Francës.

Skuka është bërë lojtar i ri i ekipit të njohur Metz, ndërsa sipas mediave shqiptare nga transferi i tij Partizani ka fituar 1.4 milionë euro dëmshpërblim. Futbollisti 24-vjeçar shënoi 10 gola këtë stinor me Partizanin në Superiore.

Kjo është hera e paër që një lojtar nga Superiorja del jashtë me vlerë mbi 1 milionë euro (Peter Olayinka) dhe kështu Xhuliano Skuka tash e tutje mban shifrën rekorde për të cilin është paguar nga një ekip i huaj për ta nxjerrë nga kampionati shqiptar.

 


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore