Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I FUTBOLLISTËVE TË KOSOVËS

Zhegrova humb raste ideale, barazon me Zenelin!

Foto: LOSC/fb

Zhegrova humb raste ideale, barazon me Zenelin!


2 January, 2023 @21:15

Dueli i dy futbollistëve të Kosovës me ekipet e tyre në Ligue 1 të Francës ka përfunduar me barazim sonte, derisa Lille është ndarë i zhgënjyer me barazim ndaj Reimsit, ku prisnin fitore!

Lille barazoi 1-1 [David 32 - Cajuste 79] me Reimsin. Në ndeshje Edon Zhegrova ka qenë startues te Lille, ndërsa ka luajtur 59-minuta, derisa Paulo Fonseca e zëvendësoi me algjerianin Adam Ounas.

Në pjesë të parë të ndeshjes Zhegrova ka pasur dy raste ideale për të shënuar para portierit kundërshtar, derisa të parën ia mbron portieri, të dytën nga afërsia e gjuan lartë mbi portë.

Ndërkaq Arbër Zeneli u fut në lojë në 19-minutëshin e fundit nga tranjeri William Still, për të zëvendësuar holandezin Mitchel van Bergen. Me këtë barazim Lille ka 30 pikë pas 17 ndeshjeve dhe është i shtati, ndërsa Reims ka 21 pikë me po aq ndeshje dhe gjindet në pozitën e 11.

Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i parë rastet dhe golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1