Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN E LIRON PËR PAK PARA

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit

Ante Rebic arrin në Stamboll për tu bërë pjesë e Besiktasit


30 July, 2023 @19:59

Ante Rebic ka arritur marrëveshje në fjalë me Besiktasin e Stambollit, ndërsa sot ka ateruar aty për tu bërë pjesë e ekipit, që zakonisht bëhet pas testeve mjekësore e nënshkrimit të kontratës.

Deri tash pjesë e Milanit, futbollisti kroat Rebic nga mediat turke është thënë se do të veshë fanellën me numër shtatë te Besiktasi, ndërsa 29-vjeçari në arritje ka thënë se është i lumtur që do të bëhet pjesë e njërit prej ekipeve më të mëdha të Turqisë.

Ante Rebic

Gjithashtu, NTV ka bërë të ditur se ai do të nënshkruaj kontratë 3-vjeçare me bardhezinjtë e Stambollit, derisa sulmuesi i mëparshëm i Eintrachtit, Fiorentinës e Veronës pritet t’i kushtojë Besiktasit 500-mijë euro me bonuse deri në 1.5-milionë euro.

Kroati ka pasur pagën vjetore prej 3.5-milionë euro te rossonerët, ndërsa besohet se Milan do të kursejë 14-milionë euro me lirimin e tij, në bazë të kontratës që ka si dhe me tatimet e lojtarit.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Serie A