Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTER MBRON TROFEUN!

Lautaro përmbys Fiorentinën në finale, Inter fiton Kupën e Italisë

Lautaro përmbys Fiorentinën në finale, Inter fiton Kupën e Italisë


24 May, 2023 @22:59

Inter ka shënuar fitore në finale të Kupës së Italisë, për të mbrojtur trofeun e Kupës. Nerazzurrët e drejtuar nga Simone Inzaghi kanë fituar falë golave të Lautaro Martinezit, që përmbysi epërsinë e hershme të ekipit vjollcë nga Firenca, që në pjesë të parë.

Brozo

Në pjesë të dytë, derisa Fiorentina e Vincenzo Italianos tentonte të barazonte, Inter mundohej që përmes kundërsulmeve me të posafuturin Romelu Lukaku t’i shkakonte telashe atyre, por deri në fund, Fiorentina edhe pse më kërkuese nuk arriti që të gjejë rrugë për në portën e Samir Handanovicit kapiten, ndërsa me fishkëllimën e fundit të gjyqtarit të ndeshjes, nisi festa nerazzurre Olimpico të Romës.

Lautaro

Fitorja, Fiorentina 1-2 Inter [Nico Gonzalez 3’ - Lautaro Martinez 29’, 37’] bën që Inter të frymëzohet edhe më për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, që luhet më 10 qershor në Stamboll.

Me këtë triumf, Inter fiton Kupën e dhjetë të Italisë në total, duke dalë në pozitë të dytë me më së shumti Kupa të fituara. I pari është Juventus me 14, prej sonte pasuar nga Inter me 10 e Roma me 9.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A