Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUFTA PËR VENDIN E TRETË

Holanda-Italia, 11-shet startuese

Holanda-Italia, 11-shet startuese


18 June, 2023 @14:10

Humbësit e gjysmëfinaleve të playoffit të Ligës së Kombeve, Holanda dhe Italia takohen në duelin që nis në ora 15:00 në stadiumin De Grolsch Veste të Enschedes për të luftuar për medaljen e bronztë në ndeshjen e parafundit të edicionit 2022/23 të Ligës së Kombeve.

Ronald Koeman përzgjedhës i Holandës dhe Roberto Mancini përzgjedhës i Italisë, për këtë ndeshje kanë vendosur që të dalin me këto 11-she fillestare në lojë.

Netherlands

Holanda XI: Bijlow; Dumfries, Geertruida, Van Dijk, Aké; De Jong, Wieffer, Simons; Malen, Lang, Gakpo.

Italia XI: Donnarumma; Toloi, Acerbi, Buongiorno, Dimarco; Cristante, Frattesi, Verratti; Gnonto, Raspadori, Retegui.

Ndërsa prej orës 20:45 sonte Kroacia dhe Spanja luftojnë për trofeun e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve. Deri tash, asnjëra nuk e ka fituar këtë trofe.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve