Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NATIONS LEAGUE FINALS 22/23

Cili do të jetë fituesi i ri i Ligës së Kombeve?

Cili do të jetë fituesi i ri i Ligës së Kombeve?


14 June, 2023 @7:27

Katër fituesit e grupeve të Ligës A të Kombeve, prej sot në Holandë do të luftojnë për trofeun e tretë në histori të garës. Holanda organizatore, Kroacia, Italia dhe Spanja janë kuarteti në garë për trofe, ndërsa gjysmëfinalet dhe ndeshja për vendin e tretë si dhe finalja luhen prej sot 14 qershor deri më 18 qershor për të përcaktuar renditjen përfundimtare të pjesës finale të Ligës së Kombeve 2022/2023.

Duke parë që edicionin debutues të garës e fitoi Portugalia dhe pas saj Franca, e në këtë rast asnjëra prej tyre nuk është pjesë e gjysmëfinaleve të garës në edicionin e tretë - atëherë Liga e Kombeve 2022/23 do të ketë fitues të ri të saj. E cila do të jetë, mbetet të shihet në ndeshjet që nisin prej sonte.

ORARI I NDESHJEVE:

Gjysmëfinalet:
14 qershor, 20:45 | Holanda - Kroacia
15 qershor, 20:45 | Spanja - Italia

Vendi i tretë:
18 qershor, 15:00 | Humbësit e gjysmëfinaleve

Finalja:
18 qershor, 20:45 | Fituesit e gjysmëfinaleve.

UNL

LIGA E KOMBEVE, FITUESIT E DERITASHËM:

2018/19 (Dragao) PORTUGALIA 1-0 Holanda [Gonçalo Guedes 60’].
2020/21 (San Siro) FRANCA 2-1 Spanja [Karim Benzema 66’, Kylian Mbappe 80’
- Mikel Oyarzabal 64’].

unl

Përndryshe, le të përfundojë edhe ky turne final i Ligës së Kombeve, ndërsa UEFA-ja ka bërë të ditur se që nga edicioni i ardhshëm do të revidojë disa pika në formatin e stinorit 2024/25 të garës, ku do të futen edhe çerekfinalet si dhe playoffi për ngritje - për ta bërë garën edhe më konkurruese.◼️


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve