Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUKA MODRIC

Do të qëndrojë së paku për finalet e Ligës së Kombeve!

Do të qëndrojë së paku për finalet e Ligës së Kombeve!


17 December, 2022 @20:04

Njëri ndër lojtarët më të mirë të këtij Botërorit, i palodhshmi dhe tashmë legjenda e futbollit jo vetëm kroat, Luka Modric, në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së fituar ndaj Marokut ka thënë se do të qëndrojë në reprezentacion së paku deri në finalet e Ligës së Kombeve.

Kujtojmë, Kroacia ka fituar Grupin 1 të Ligës A të Kombeve, ndërsa bashkë me Spanjën, Italinë dhe Holandën do të luftojnë për trofeun e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve në Holandë.

“Jam tejet i gëzuar për fitoren. Me rëndësi është se kthehemi në shtëpi me fitore,” ka thënë fillimisht Modric, për të vazhduar.

Luka Modric

“Jo, nuk do të pensionohem me këtë. Do të jem këtu së paku deri në finale të Ligës së Kombeve kur përfundon sezoni, e pastaj të shohim,” ka thënë i buzëqeshur Modric për HRT-2 sot. 

Shorti ende nuk është hedhur, ndërsa këto katër kombëtare do të garojnë për trofe gjatë qershorit të vitit 2023, ku më 14 e 15 qershor luhen gjysmëfinalet, ndërsa më 18 qershor luhen ndeshjet për vendin e tretë dhe finalja për trofe.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori