Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OBRIGADO PELE — O'REI

Legjenda e futbollit, Pele ndërroi jetë sot

Legjenda e futbollit, Pele ndërroi jetë sot


29 December, 2022 @23:58

Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror, Edson Arantes do Nascimento - PELE, nga shumëkush i vlerësuar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare.

Ai është lojtari i vetëm në histori të futbollit botëror që ka fituar tri herë Kampionatin Botëror, duke ngritur trofeun në vitin 1958, 1962 dhe 1970. Ai ishte përzgjedhur si lojtar i shekullit nga FIFA, në vitin 2000.

Përgjatë karrierës Pele ka shënuar rekord 1281 gola në 1363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjecare, duke përfshirë këtu edhe 77 për Brazilin në 92 ndeshje.

Viteve të fundit ai kishte probleme me veshkë dhe prostatën. Në vitin e kaluar atij iu largua tumori nga zorra e trashë gjatë shtatorit në spitalin Albert Einstein të Sao Paulos, pasi që tumori iu detektua nga testet rutinore.

Iu rikhtye spitalit në fund të nëntorit të këtij viti, ndërsa pak para fundit të Botërorit të Katarit 2022, u bë e ditur se kemoterapia nuk po funksiononte më te ai.

“Pas dështimit të disa organeve, si rezultat i përparimit të kancerit të zorrës së trashë, lidhur me gjendjen e tij të mëparshme klinike, Pele ka ndërruar jetë,” ka konfirmuar sonte njoftimi i spitalit në Sao Paulo.

Pele do të mbahet në mend si inspirues i shumë gjeneratave të futbollit gjatë viteve kur luante futboll dhe pas saj. Ai konsiderohet si njeriu që popullarizoi futbollin në botë me lojën e tij, duke qenë një magjistar i vërtetë në fushë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori