GJYQTARI I FINALES
Përcaktohet referi i finales Argjentina-Franca!
15 December, 2022 @18:02
Sikurse skuadrat që deri tash luftuan për të arritur kualifikimin në finale, edhe gjyqtarët kanë pasur një mision të tillë ndër vete, kurse FIFA posa ka bërë të ditur referin që do jetë kryesori i finales së Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Szymon Marciniak i lindur në vitin 1981 në Plock të Polonisë do të ndajë drejtësinë në finalen Argjentina-Franca!
Ai ka qenë refer kryesor edhe në finalen e Superkupës së Evropës në vitin 2018 (Real Madrid - Atletico Madrid).
41-vjeçari është bërë referi i parë polak që do të merr një përgjegjësi të tillë, ndërsa në Botërorin e kaluar ka referuar dy ndeshje, Argjentina-Islanda dhe Gjermania-Suedia.
Në këtë Botëror, Marciniak ka qenë kryesor në ndeshjen Franca 2-1 Danimarka (Grupi D), Argjentina 2-1 Australia (e teta e finales).