Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI BOTËROR I RADHËS

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026

FIFA prezanton logon dhe kampanjën për Botërorin 2026


18 May, 2023 @16:11

Rrugëtimi për Botërorin e ardhshëm të futboll, FIFA World Cup 2026, mund të thuhet se ka marrë nismën e parë, pasi që nën drejtimin e Gianni Infantinos, në Los Anxhelos të SHBA-ve u prezantua logoja e re për Botërorin e radhës që do të mbahet në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Logoja përmban trofeun e Kupës së Botës dhe vitin e mbajtjes së turneut në prapavijë. Trofeu përndryshe, është përdorur për herë të parë në logo zyrtare të Kampionatit.

Bashkë me logon, në takimin ku mori pjesë edhe Ronaldo Nazario, është prezantuar edhe kampanja #ëeAre26 (ne jemi 26) që mëton të inkurajojë “njerëzit, vendet dhe komunitetet” ka bërë të ditur FIFA në njoftim.

FIFA WC 2026 logo

Për heër të parë, në SHBA-Kanada-Mekisë 2026 do të marrin pjesë 48 shtete në Botëror, ndërsa njëjtë për herë të parë bashkorganizator janë tri shtete dhe atë të mëdha.

Ndër të tjera Infantino ka bërë të ditur se do të koordinohen me skuadrat që të mos ketë udhëtime të gjata në fillim të kampionatit, pasi që pos largësisë së qyteteve do të ketë edhe minimalisht tri zona të ndryshme kohore si dhe lartësi mbidetare të ndryshme.

Gjithashtu Infantino ka bërë të ditur se 16 qytetet nikoqire të Botërorit 2026 do të kenë brende të veçanta secila të zhvilluara nga FIFA me më shumë ngjyra dhe më shumë ikonografi, ashtu që secila logo të përçojë uniken për qytetin nikoqir.

“Derisa ne po festojmë në Los Anxheles sonte, i tërë kontinenti feston që e gjithë bota do të bashkohet në Amerikën Veriore për ngjarjen më të madhe në Botë pas tri vitesh.” - ka thënë ndër të tjera kreu i FIFAs.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori