Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDI I TRETË - KROACISË

Kroacia e bronztë!

Kroacia e bronztë!


17 December, 2022 @17:58

Nënkampionia e Botërorit të kaluar, Kroacia ka përfunduar e treta në Botërorin e Katarit (2022) duke e mposhtur Marokun në ndeshjen për vendin e tretë, 2-1 [Josko Gvardiol 7, Mislav Orsic 42 - Achraf Dari 9].

Croatia

Derisa dy golat e para të ndeshjes erdhën shpejtë, thuajse në mënyrë të njëjtë, ka qenë Kroacia që bëri dallimin pak para fundit të pjesës së parë të duelit, kur Mislav Orsic dha një gol tepër të bukur për të krijuar avantazh, që doli të jetë përfundimtari i ndeshjes.

Maroku bëri atë që mundi deri në fund, ndërsa lodhja e kampionatit doli në pah te të dyja skuadrat kur futbollistët filluan të lëndohen nga lodhja.

Gjithsesi Kroacia dominoi në pjesën më të madhe të lojës, ndërsa të udhëhequr nga Luka Modric në mes të fushës, përkundër tentimeve të marokenëve, që kryesisht shkonin me Hakim Ziyech e Achraf Hakimi, goli i barazimit nuk erdhi - ndërsa Kroacia në fund u stolis me medalje të bronztë nga Katari 2022.

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori