Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUENOS AIRES

Parada argjentinase, lojtarët “ikin” me helikopter

Fotot: B/R & Reuters

Parada argjentinase, lojtarët “ikin” me helikopter


21 December, 2022 @1:14

Lojtarët e ekipit fitues të Kupës së Botës është dashur të dalin nga parada e tyre me autobus në Buenos Aires përmes helikopterit, për shkak të miliona tifozëve që festonin në rrugët e kryeqytetit argjentinas.

Fillimisht, ekipi ishte menduar që të bëj paradë disa orëshe, por festimet e tifozëve në rrugët e stërmbushura që u panë me dhjetëra fotografi në internet, bënë që rrugët të jenë kaotike dhe u rimendua kthimi i lojtarëve në kamp!

Buenos Aires

“Ka qenë e pamundur të vazhdohet festa nëpër rrugë për shkak të eksplodimit të gëzimit,” kishte lëshuar cicërimën zëdhënësja Gabriela Cerruti, bën të ditur BBC Sport.

Videot nëpër rrjete sociale treguan mjaft, derisa u panë edhe tifozë duke kërcyer nga ura në autobus të lojtarëve të Argjentinës, njëri prej të cilëve edhe ra në tokë, duke mos mundur të kapej për autobus!

Buenos Aires

Rreziku u bë i pallogaritshëm, andaj u vendos që lojtarët të kthehen me helikopter!

Sipas përllogaritjeve të mediave lokale, në Buenos Aires ishin mbledhur nëpër rrugë rreth 4 milionë njerëz! Plaza de la Republica ishte ngjyrosur me ngjyrat e fanellave bardhë e kaltër-qiellore, derisa pritnin ekipin të vinte.

Buenos Aires

E tërë Argjentina ka qenë në festë që prej të dielës, kur penalltitë dramatike i nxorrën ata fitues karshi Francës në Botërorin e Katarit, në njërën që u pa si finalet më të mira të historisë së Botërorëve.

Lionel Messi

Për Argjentinën kjo ka qenë Kupa e parë e Botës që prej vitit 1986, ndërsa realizimi i ëndrrës së Lionel Messit (35-vj.) me La Albicelestet bëri festën edhe më të madhe gjithandej globit.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori