Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë


15 June, 2023 @23:53

Trofeu i Ligës së Kombeve do të ketë një fitues të ri. Spanja që ka qenë në finalen e kaluar dhe është mposhtur nga Franca, do të provojë edhe njëherë fatin për të sjellë trofeun në Gadishullin Iberik, derisa përballë do ta ketë Kroacinë, që siguron finalen e parë në paraqitjen e parë të tyre në playoff.

Spanja ka fituar gjysmëfinalen e playoffit të Ligës së Kombeve 2022/23 ndaj Italisë sonte 2-1 [Pino 3, Joselu 88 - Immobile 11pen.], derisa ka qenë Joselu që ka shënuar nga afërsia pas një goditjeje të Rodrit, thuajse të ngjajshëm sikurse në finalen e Ligës së Kampionëve për fitore. Pozitë jashtë loje nuk kishte për Joselun dhe goli i shënuar në minutën e 88 të ndeshjes.

Në fakt ndeshja kishte nisur furishëm derisa Yeremy Pino shënoi menjëherë për epërsinë e spanjollëve, kurse Ciro Immobile barazoi nga penalltia. Një gol tjetër shënuan italianët më pas, por u anulua nga referi për ofsajd.

E derisa pjesa dytë shkoi nën kontrollë, me Italinë që shpërdoroi një rast tepër të mirë, apo më mirë të thuhet u nxorr nga Unai Simon. E Joselu në fund, u përkujdes për fitore - derisa historia e tij me kombëtaren spanjolle është temë tjetër, pasi që debutoi në mars në moshën 33-vjeçare aty dhe tash ka 3 gola të shënuara në 3 paraqitje!

Të dielën në mbrëmje, Spanja do të luajë ndaj Kroacisë në finalen e madhe të Ligës së Kombeve për t’i dhënë emër trajnerit Luis de la Fuente, ndërsa Italia e Roberto Mancinit do të ndeshet me Holandën e Ronald Koemanit për vend të tretë.◼️

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve