Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KROACIA NË FINALE

Kroacia rrëzon Holandën, arrin finalen e Ligës së Kombeve

Kroacia rrëzon Holandën, arrin finalen e Ligës së Kombeve


14 June, 2023 @23:26

Në një ndeshje të jashtëzakonshme të zhvilluar sonte në Rotterdam, Kroacia ka arritur të mposht organizatorin e playoffit të Ligës së Kombeve, Holandën, duke shënuar dy herë në vazhdime, për të fituar ndeshjen dhe për të siguruar finalen e garës dhe për të qenë në luftë për trofe.

Holanda doli e para në epërsi, mirëpo Kroacia u rikthye fuqishëm në pjesë të dytë për të kaluar në epërsi, 1-2, derisa holandezët barazuan në sekondat e fundit të ndeshjes në kohën shtesë për 2-2!

Ka qenë zëvendësuesi Bruno Petkovic që me goditje nga larg i dha epërsinë Kroacisë në vazhdime, ndërsa kur kishin mbetur edhe pak kohë për tu përfunduar ndeshja, penalltinë e fituar e konkretizoi mjeshtri Luka Modric që vulosi fatin e takimit dhe çoi Kroacinë në finalen e parë të Ligës së Kombeve, me përfundimtaren Holanda 2-4 Kroacia [Malen 34, Lang 90+6 - Kramaric 55pen., Pasalic 72, Petkovic 98, Modric 116pen.].

Kroacia në finale të Ligës së Kombeve do të pret fituesin e duelit Spanja-Italia, ndërsa Holanda do të kërkojë vendin e tretë me humbësin e çiftit tjetër gjysmëfinal, të dielën.◼️

Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i parë golat e ndeshjes


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve